Friday, 29.March.2024, 15.57
Welcome Guest

Gjakova

Bursat, rënie në katër anët e botës - Forumi

[ New messages · Members · Forum rules · Search · RSS ]
  • Page 1 of 1
  • 1
Forumi » Shkenca » Ekonomi & biznes » Bursat, rënie në katër anët e botës
Bursat, rënie në katër anët e botës
FooSeDate: Tuesday, 12.August.2008, 15.07 | Message # 1
WebMaster
Group: WebMaster
Messages: 94
Status: Jasht Linje
Bursat kryesore të botës në Lindje e në Perëndim, pësuan rënie të fortë gjatë ditës së djeshme, si pasojë e faktit se investitorët e vlerësuan si të pamjaftueshëm planin e qeverisë amerikane për të shpëtuar dy gjigantët e kreditimit, “Freddie Mac” dhe “Fannie Mae” nga falimenti. Dollari ra në një nivel të ri të ulët përtej kuotës prej 1.6 dollarësh për euro.

Shpresat e investitorëve për të gjetur lëndina të sigurta për paratë e veta, solli rritjen e çmimit të arit. Interesat e bondeve të tregtueshme të korporatave u ulën, ndërsa investitorët kërkuan investime të sigurta në tituj borxhesh të shteteve.

Rezervat Federale në SHBA njoftuan të dielën një plan shpëtimi për dy gjigantët e kreditimit. Fillimisht tregjet reaguan pozitivisht, por shpejt, u pa se vetë deklarata e Rezervës Federale, tregonte për gjendjen e vështirë ekonomike të SHBA-ve. Treguesit e vlerës së aksioneve në Nju Jork, ranë me 1.8 deri në 2%.

Tregjet aziatike u goditën edhe më rëndë. Aksionet në Indi humbën mesatarisht 4 deri në 8.5% Në Hong Kong, aksionet ranë me 3.8%, ku aksionet e Bankës Kineze të Ndërtimit ranë me 4%. Në Europë, FTSE 300, treguesi që shfaq vlerën e aksioneve të 300 kompanive më të rëndësishme të kontinentit, ra më 1.5%.

Ari u rrit deri në 983.5 dollarë për onç. (Onçi është i barabartë me 31.1 gramë).

Lajme të këqija pati edhe nga Gjermania. Treguesi i besimit të investitorëve, një raport që hartohet periodikisht nga Instituti Ekonomik i Gjermanisë, ra në nivelin më të ulët në 17 vjet.

Investitorët druhen se Gjermania do të vuajë një recesion ekonomik me përmasa të konsiderueshme si pasojë e problemeve globale. Megjithatë, disa ekonomistë, mendojnë se Indeksi është disi jo shumë i besueshëm, për shkak se gjatë tre viteve të fundit, investitorët kanë shprehur frikën e recesionit në më shumë se 50% të rasteve, por kanë qenë gjithmonë të gabuar.(cdodite)


 
Forumi » Shkenca » Ekonomi & biznes » Bursat, rënie në katër anët e botës
  • Page 1 of 1
  • 1
Search:

Login form
Site friends

 
Statistics
Our poll
Rate my site
Total of answers: 68
Copyright MyCorp © 2024 | Hosted by uCoz