Thursday, 25.April.2024, 11.26
Welcome Guest

Gjakova

Luleshtrydhet, biznes fitimprurës - Forumi

[ New messages · Members · Forum rules · Search · RSS ]
  • Page 1 of 1
  • 1
Forumi » Shkenca » Ekonomi & biznes » Luleshtrydhet, biznes fitimprurës
Luleshtrydhet, biznes fitimprurës
FooSeDate: Tuesday, 12.August.2008, 15.12 | Message # 1
WebMaster
Group: WebMaster
Messages: 94
Status: Jasht Linje

I diplomuar dy vjet më parë në Universitetin e Selanikut të Greqisë, në degën e menaxhimit, Thodhori Makri, 29 vjeç ka vendosur në jetë një projekt sa të veçantë aq edhe origjinal, kultivimin e luleshtrydheve në sipërfaqe bujqësore.

I diplomuar dy vjet më parë në Universitetin e Selanikut të Greqisë, në degën e menaxhimit, Thodhori Makri, 29 vjeç ka vendosur në jetë një projekt sa të veçantë aq edhe origjinal, kultivimin e luleshtrydheve në sipërfaqe bujqësore.

Një vit më parë ai u kthye në vendlindje, Gjirokastër, pasi kishte studiuar dhe punuar për gati 17 vite në shtetin fqinjë, Greqi.

Falë intuitës dhe “nuhatjes” së tregut në afërsi të fshatit Vanistër, në Gjirokastër, ai hapi ndërmarrjen e parë bujqësore, duke mbjellë fillimisht 10 hektarë me luleshtrydhe ndërkohë që aktualisht sipërfaqja e prodhimit është katërfishuar.

Në këtë fermë bujqësore janë punësuar 10 persona të ardhurat mujore të të cilëve llogariten nga 40 mijë deri në 60 mijë lekë në muaj.

“E fillova këtë sipërmarrje me një sipërfaqe prej 10 dynymësh, duke aplikuar një teknologji bashkëkohore (vaditje me pika), në kultivimin e kësaj bime”, jep variantin e tij Thodhoriu, teksa shton se investimi fillestar ishte në nivelin 40 mijë euro, fond që e siguroi nëpërmjet kredisë bankare me interesa të larta.

Rreth 15 kilometra larg qytetit të Gjirokastrës, në krahun e majtë të rrugës kombëtare Gjirokastër-Kakavije, e gjithë sipërfaqja e tokës, në pronësi të familjes Makri është mbuluar me plasmas. Brenda saj, fara luleshtrydhesh kanë zënë rrënjë dhe në disa parcela të vogla kanë filluar të nxjerrin krye frytet e para.

“Këtë vit kam planifikuar që të zgjeroj aktivitetin, duke rritur sipërfaqen e mbjellë në masën 40 dynym.

Prodhimin e vitit të kaluar, prej 10 tonësh e shitëm të gjithë në tregun e qytetit të Gjirokastrës e Sarandës”, thotë Makri, djaloshi i pasionuar pas kultivimit të luleshtrydheve.

Duke parë që biznesi i tij i ka ecur mbarë, qysh në vitin e parë, 29 vjeçari ka shlyer pjesërisht kredinë bankare, ndërsa sivjet parashikohet që të ardhurat financiare të katërfishohen.

“Ky biznes nuk do të kishte kuptim pa ndihmën e prindërve të mi, të cilët u treguan tepër të gatshëm të vijnë në Shqipëri dhe të jetojnë përfundimisht këtu. Më vonë kam ndërmend të tërheq edhe pjesëtarë të tjerë të familjes, motrën dhe vëllanë”, pohon ai.

Kultivuesi i luleshtrydheve thotë se prindërit e tij kanë mbaruar Institutin e Lartë Bujqësorë në Tiranë për blegtori-ekonomi dhe natyrshëm janë njohës të mirë të tregut bujqësor.

“Tashmë si familje jemi të vendosur të punojmë seriozisht në sferën e bujqësisë, me objektiv realizimin e një programi total agroturistik”, pohon ai.

Një vit më parë, në fillim të çeljes së biznesit të tij, familja Makri ka përfituar nga programi “2-KR” një shumë prej 600 mijë lekësh.

Djali i madh i familjes Makri, është optimist dhe i bindur se mund të arrijë standarde të larta cilësore dhe sasiore në kultivimin e luleshtrydhes.

“Veçantia e mikroklimës së zonës sonë, - thotë 29 vjeçari, - është shumë e favorshme, pasi gjatë muaj qershor-gusht këto fruta nuk prodhohen në Greqi e Itali, mundësi kjo për të eksportuar në këto vende”, thotë kultivuesi i luleshtrydheve ndërsa më vështrim përkëdhel parcelën në të cilën mbizotëron ngjyra e kuqe e fryteve të para të luleshtrydheve për këtë sezon.
(cdodite)

 
Forumi » Shkenca » Ekonomi & biznes » Luleshtrydhet, biznes fitimprurës
  • Page 1 of 1
  • 1
Search:

Login form
Site friends

 
Statistics
Our poll
Rate my site
Total of answers: 68
Copyright MyCorp © 2024 | Hosted by uCoz