Wednesday, 24.April.2024, 12.08
Welcome Guest

Gjakova

Izrailitët ndërtojnë qendër tregëtare në Shkup - Forumi

[ New messages · Members · Forum rules · Search · RSS ]
  • Page 1 of 1
  • 1
Forumi » Shkenca » Ekonomi & biznes » Izrailitët ndërtojnë qendër tregëtare në Shkup
Izrailitët ndërtojnë qendër tregëtare në Shkup
FooSeDate: Tuesday, 12.August.2008, 15.18 | Message # 1
WebMaster
Group: WebMaster
Messages: 94
Status: Jasht Linje

Kompania e gazit Gloup nga Izraeli Qendrën tregtare do ta ndërtojë në vendin e objektit të kompanisë Alumina e cila është në falimentim.

Pas sllovenëve, grekëve, turqëve, kroatëve edhe izralitët do të do të fillojë ndërtimin e Qendrës tregtare. Kompania e gazit Gloup nga Izraeli Qendrën tregtare do ta ndërtojë në vendin e objektit të kompanisë Alumina e cila është në falimentim.

Ministri pa portofol në largim Gligor Tashkoviq pas një viti deklaroi se kompania izraelite ka ofruar 22 milion euro për blerjen e Aluminës, që është 20 % më tepër nga vlera e cila është kërkuar në tender. Një pjesë e fondeve sipas Tashkoviqit do të përdoren për pagesën e sigurimeve të punëtorëve për sigurim shëndetësor dhe invalidor, për pagesën e rrogave të mbetura dhe tatimin ndaj Drejtorisë për të ardhura publike.

"Si rezultat i këtij investimi 700 punëtorë do të fitojnë sigurime për pension, rroga, sigurime shëndetësore. 4.14 milion euro do të përdorën për pagesën e sigurimit pensional dhe invalidor, 100.000 euro do të përdoren për pagesën e sigurimeve shëndetësore, 20.000 euro për sigurim, ndërsa nga 700 punëtorët 145 do të mund të kualifikohen për pension", deklaroi Gligor Tashkoviq, ministër pa portofol i angazhuar për investime të huaja.

Presidenti i kompanisë t Gloup Hajim Kacman, tha se punët dhe pastrimi i fabrikës do të fillojnë për 3 apo 4 javë, ndërsa do të investohen mbi 100 milionë euro.

"Bëhet fjalë për projekt ekonomik zhvillimor i cili do të krijojë shumë vende të reja të punës për banorët e Maqedonisë", tha Hajim Kacman, President i Gazit Gloup.

Perfaqësuesit e kompanisë t Gloup, theksuan se përveç ndërtimit të qendrës tregtare janë të interesuaar edhe për ndërtimin e ndërtesës për banim . (cdodite)

 
Forumi » Shkenca » Ekonomi & biznes » Izrailitët ndërtojnë qendër tregëtare në Shkup
  • Page 1 of 1
  • 1
Search:

Login form
Site friends

 
Statistics
Our poll
Rate my site
Total of answers: 68
Copyright MyCorp © 2024 | Hosted by uCoz