Friday, 29.March.2024, 17.30
Welcome Guest

Gjakova

Laptop nga Acer me ekran të madh - Forumi

[ New messages · Members · Forum rules · Search · RSS ]
  • Page 1 of 1
  • 1
Forumi » Shkenca » Informatikë dhe Internet » Laptop nga Acer me ekran të madh
Laptop nga Acer me ekran të madh
FooSeDate: Thursday, 14.August.2008, 13.34 | Message # 1
WebMaster
Group: WebMaster
Messages: 94
Status: Jasht Linje
Ka filluar shitja e laptopit të Acer-it, i cili me performansat e tij mund të zëvendësojë desktopin, e deri diku edhe një qendër multimediale.
Dimensionet e laptopit Aspire 8920G nga Acer janë mbresëlënëse, e mjafton vetëm të thuhet se ka ekran me diagonale prej 18.2 inçësh. Veçantia e tij është se nuk është në përmasat 16:10 në të cilat përpunohen ekranet e kompjuterëve, por ofron paraqitje 16:9, siç mund ta gjejmë tek televizorët wide screen, derisa ka rezolucion 1080p (1920 x 1080).

Acer sipas të gjitha gjasave e ka dedikuar këtë kompjuter edhe për shikimin HD (high definition) filmave, sepse me monitorin e ka çiftëzuar Blu-ray optical drive.

Laptopi i madh i Acer është i bazuar në procesorin e Intelit Core 2 Duo me takt prej 2.5 GHz, i pajisur me katër gigabajtë të memories dhe madje me dy disqe të forta me kapacitet të përgjithshëm prej 640 GB. Çipi grafik është i nVidias 9650M dhe ka 512 megabajtë memorie. Me këso lloj specifikash nisja e lojërave më të reja 3D nuk do të duhej të ishte aspak problem.

Ana e keqe e listës impresive të harduerit është madhësia e kompjuterit, pasi që masa e tij është 4.1 kilogram dhe bateria nuk i zgjat shumë – gjatë shikimit të filmave bateria mund t’i ofrojë kompjuterit 100 orë punë. Mirëpo ky lloj i kompjuterit nuk shërben për bartje të përditshme e as punës në bateri, derisa e kurorëzon një çmim i lartë. Për shembull, në Amerikë ky laptop shitet me çmim prej 3.000 dollarësh.
www.acer.com

 
Forumi » Shkenca » Informatikë dhe Internet » Laptop nga Acer me ekran të madh
  • Page 1 of 1
  • 1
Search:

Login form
Site friends

 
Statistics
Our poll
Rate my site
Total of answers: 68
Copyright MyCorp © 2024 | Hosted by uCoz