Thursday, 28.March.2024, 14.12
Welcome Guest

Gjakova

Hakerët shqiptarë sulmojnë me sukses webfaqet malazeze - Forumi

[ New messages · Members · Forum rules · Search · RSS ]
  • Page 1 of 1
  • 1
Forumi » Shkenca » Informatikë dhe Internet » Hakerët shqiptarë sulmojnë me sukses webfaqet malazeze
Hakerët shqiptarë sulmojnë me sukses webfaqet malazeze
FooSeDate: Thursday, 14.August.2008, 13.38 | Message # 1
WebMaster
Group: WebMaster
Messages: 94
Status: Jasht Linje

Gjatë tre ditëve të fundit, faqet e internetit të kompanisë kombëtare malazeze "Monetenegro Airlines" dhe të gazetës me tirazhin më të madh në Mal të Zi, "Vijesti", janë manipuluar nga hakerë shqiptarë

Hakerët, të cilët prezantohen si "Grupi i hakerëve nga Kosova" dhe "Hakers forever" në webfaqen e kompanisë malazeze të fluturimeve kanë vendosur flamurin shqiptar dhe mesazhe në gjuhën shqipe dhe angleze si: "Shqipëria e Bashkuar", "Qoftë e bekuar toka shqiptare dhe populli i saj, duam bashkimin".

E përditshmja "Vijesti", e cila ishte e vetmja që ka shkruajtur për sulmin e hakerëve ishte edhe vetë në shënjestër të tyre. I njëjti grup në webfaqen e gazetës me tirazhin më të madh në Mal të Zi ka vendosur flamurin shqiptar, hartën e Kosovës dhe mesazhin në gjuhën angleze " Jam krenar që jam shqiptar", dhe e tëra kjo shoqërohej me tinguj të muzikës shqiptare.

Kryeredaktori dhe redaktori përgjegjës i "Vijestit", Ljubisha Mitroviq thotë se sulmet e hakerëve nuk kanë prapavijë politike. "Këtë ne e shohim si lojë të hakerëve. Nga kjo nuk ka mbrojtje të qindpërqindtë, asnjë kompani nuk mund të mbrohet nëmënyrë absolute", tha ai.

Ndërkaq mjeshtri dhe autori i webfaqes së gazetës Vijesti, Andrej Minevski sqaron se për shkak të moskujdesit të administratorit të faqes, hakerët e kanë të lehtë të kryejën punën e vet. "Në thelb ata nuk kanë bërë asgjë të mençur. Ka qenë fjala për fjalëkalime, përshembull kodi identifikues ka qenë Marko e edhe fjalëkalimi ka qenë Marko".

Ekspertët tregojnë se kompanitë malazeze investojnë shumë pak në sigurinë e prezantimeve të tyre në internet. Përveç kësaj policia malaeze nuk është në gjendje dhe nuk ka kapacitetet e duhura profesionale dhe teknike që të luftojë këtë lloj kriminaliteti.(shqip1)

 
Forumi » Shkenca » Informatikë dhe Internet » Hakerët shqiptarë sulmojnë me sukses webfaqet malazeze
  • Page 1 of 1
  • 1
Search:

Login form
Site friends

 
Statistics
Our poll
Rate my site
Total of answers: 68
Copyright MyCorp © 2024 | Hosted by uCoz