Friday, 19.April.2024, 18.00
Welcome Guest

Gjakova

Caktohen grupet e Ligës së Kampionëve - Forumi

[ New messages · Members · Forum rules · Search · RSS ]
  • Page 1 of 1
  • 1
Forumi » Të ndryshme » Futbolli » Caktohen grupet e Ligës së Kampionëve
Caktohen grupet e Ligës së Kampionëve
DaCi-bDate: Friday, 29.August.2008, 06.21 | Message # 1
A.i Rregullt
Group: Moderator
Messages: 43
Status: Jasht Linje
Duke kujtuar heroizmin e portierit të Manchester United, Edwin van der Sar, dhe dështimin e kapitenit të Chelseat, John Terry, në finalen e Ligës së Kampionëve në Moskë, është koha të zbulojmë se si do të fillojë rruga e gjatë deri në Romë.
Gjashtëmbëdhjetë skuadra kanë siguruar pjesëmarrjen direkte në Ligën e Kampionëve pas renditjeve sezonale në ligat e tyre, ndërkohë që edhe gjashtëmbëdhjetë sosh janë kualifikuar pas takimeve eliminatore.

Si zakonisht 32 skuadra janë ndarë në tetë grupe, me kusht që dy skuadra nga i njëjti shtet të mos jenë në të njëjtin grup.

Në grupin A do të garojnë finalisti i vitit të kaluar Chelsea dhe skuadra tjetër e cila po ashtu është eliminuar nga kampioni, Roma. Interi do ta ketë një grup paksa më të lehtë, pasi që kundërshtar më të vështirë në grupin B e ka Werderin. Një grup të ngjashëm e ka edhe Barcelona e cila do të luajë në grupin C. Skuadra e Lorik Canës, Marseille, në grupin D do të ballafaqohet përsëri me skuadrën e cila ia ndaloi kualifikimin në sezonin e kaluar, Liverpool. Kampionët në fuqi kanë një grup relativisht të lehtë nëse vazhdojnë me formën e vitit të kaluar, në grupin E ata do të ndeshen me Nëndetësen e Verdhë. Fiorentina në grupin F duhet të marrë më shumë pikë se Bayerni ose Lyoni nëse dëshiron të vazhdojë më tutje. Arsenali dhe Porto do të jenë kundërshtarët kryesor të grupit G, duke mos e harruar edhe Fenerbahcen. Ndërkohë që në grupin E do të ballafaqohen të rikthyerit në elitën e futbollit evropian, Juventus, kampionët e Spanjës, Real Madrid, dhe kampionët e Kupës UEFA, Zenit St. Petersburg.

Grupet e plota për fazën grupore të Ligës së Kampionëve:

Grupi A

CHELSEA
ROMA
BORDEAUX
CFR CLUJ

Grupi B

INTER MILAN
WERDER BREMEN
PANATHINAKOS
ANORTHOSIS FAMAGUSTA

Grupi C

BARCELONA
SPORTING LISBON
BASEL
SHAKHTAR DONETSK

Grupi D

LIVERPOOL
PSV
MARSEILLE
ATLETICO MADRID

Grupi E

MAN UTD
VILLARREAL
CELTIC
AALBORG

Grupi F

LYON
BAYERN MUNICH
STEAUA BUCHAREST
FIORENTINA

Grupi G

ARSENAL
PORTO
FENERBAHCE
DYNAMO KIEV

Grupi H

REAL MADRID
JUVENTUS
ZENIT ST PETERSBURG
BATE BORISOV

Takimet e para të Ligës së Kampionëve për vitin 2008/2009 do të luhen me 16 dhe 17 shtator, dhe pastaj do të vazhdojnë me 30 shtator dhe 1 tetor, 21/22 tetor, 4/5 nëntor dhe 9/10 dhjetor. Dy skuadrat e para nga secili grup do të vazhdojnë më tutje, ndërsa skuadra e tretë do të marrë pjesë në Kupën UEFA.

 
Forumi » Të ndryshme » Futbolli » Caktohen grupet e Ligës së Kampionëve
  • Page 1 of 1
  • 1
Search:

Login form
Site friends

 
Statistics
Our poll
Rate my site
Total of answers: 68
Copyright MyCorp © 2024 | Hosted by uCoz