Saturday, 25.November.2017, 14.03
Welcome Guest

Gjakova

Meshkujt, me te fiksuar se femrat pas bukurise ! - Forumi

[ New messages · Members · Forum rules · Search · RSS ]
Page 1 of 11
Forumi » Të ndryshme » Moda & estetika » Meshkujt, me te fiksuar se femrat pas bukurise !
Meshkujt, me te fiksuar se femrat pas bukurise !
FooSeDate: Thursday, 14.August.2008, 13.08 | Message # 1
WebMaster
Group: WebMaster
Messages: 94
Status: Jasht Linje

Meshkujt e kohëve moderne paraqiten me te fiksuar se femrat sa i përket formes se tyre fizike, por edhe ndjekjes se modës ne veshje dhe ne mënyrën e te berit tualet. Ne Perëndim vetëm 1 burrë ne 3 paraqitet i painteresuar për kilet e teperta qe ka. Pasi te tjerët, vërtetë qe e vrasin mendjen për këtë. Duke i kushtuar një rëndësi shumë te madhe faktit qe duhet te duken te bukur dhe ne formë. E megjithëse duhet thënë se ne këtë aspekt ka ende vite te tera larg për te arritur një barazi mes mashkullit dhe femres, sërish dy grupet duket se nuk janë larg njeri-tjetrit, sa i përket kujdesit qe ushtrojnë për fytyren apo mbajtjen e trupit ne formë. Ne fakt, kujdesi i mashkullit për vetveten, sipas specialisteve, e ka zanafillen kryesisht pas viteve '60, te cilat ishin vite te një revolucioni të madh kulturor ne te gjithë botën. Tashme, mënyra e kujdesit se trupit nga ana e mashkullit ka kaluar nga ai i tipit anglosakson, ne atë te tipit helenik. Ndërkaq, nga ana e psikologeve jepen argumenta të ndryshme lidhur me shtimin e deshires prej meshkujve për te mbajtur veten e tyre. Kështu, shumica e tyre janë te mendimit se nëse tek femrat një dëshirë e tillë lind për t'u dukur sa me te bukura para meshkujve, tek këta te fundit kjo dëshirë lind pasi ata duan qe te arrijnë t'i tërheqin sa me shumë femrat e për t'i çuar me pas ne shtrat. Kjo ne masen 33 për qind. Nga ana tjetër, psikologet pohojne se kjo bëhet prej meshkujve qe te ngjajne sa me te rinj, e kjo ne masen 25 për qind e, në fund, për t'u dukur sa me te bukur, ne masen 18 për qind.

Sa u përket nga ana tjetër momenteve kur meshkujt duan te duken sa me te bukur, ato janë ne masen 67 për qind lidhur me ditën e tyre te marteses, ndjekur nga ditelindja e tyre e 40-te, si edhe nga krijimi i një lidhjeje te re, ne masen 51 për qind.

Përse bëhen te bukur meshkujt?

33% - qe te tërheqin shumë femrat

25% - qe te ngjajne sa me te rinj

18% - qe te ngjajne sa me te bukur

Kur duan te duken te bukur?

67% - ne ditën e marteses

51% - ne 40-vjetorin e tyre

apo krijimi i një lidhjeje te re

 
Forumi » Të ndryshme » Moda & estetika » Meshkujt, me te fiksuar se femrat pas bukurise !
Page 1 of 11
Search:

Login form
Site friends

 
Statistics
Our poll
Rate my site
Total of answers: 68
Copyright MyCorp © 2017 | Hosted by uCoz