Tuesday, 19.March.2024, 07.15
Welcome Guest

Gjakova

Të divorcohesh, apo të tradhëtosh gruan!? - Forumi

[ New messages · Members · Forum rules · Search · RSS ]
  • Page 1 of 1
  • 1
Forumi » Të ndryshme » Dashuria » Të divorcohesh, apo të tradhëtosh gruan!?
Të divorcohesh, apo të tradhëtosh gruan!?
FooSeDate: Thursday, 14.August.2008, 13.57 | Message # 1
WebMaster
Group: WebMaster
Messages: 94
Status: Jasht Linje

Shkaqet janë të shumëllojshme: stresi dhe rutina e përditshme, fëmijët, përgjegjshmëria e shumë gjërave njëkohësisht kanë vënë vulën mbi personalitetin tuaj.

Ke filluar të bëhesh tullac, të ka dalë barku dhe të zë gjumi ndërkohë që reklamat në televizor ndërpresin filmin që jepet pas edicionit të lajmeve në orën 19.30. Ndërsa ajo ka shtuar disa kilogramë, nuk i ka më gjokset të rrumbullakëta dhe të mbushura si përpara se të ngelte shtatzënë.

Të gjitha këto të shkatërrojnë, ngadalë por në mënyrë të sigurt jetën seksuale.

Çfarë duhet të bësh për të rregulluar situatën dhe për të sjellë sërish pasionin në dhomën e gjumit? Përgjigjen mund ta gjesh si më poshtë. Por çfarë duhet të bësh atëherë kur ke bërë çdo gjë të mundshme për të "ringjallur" marrëdhënien, ndërsa përpjekjet tuaja s'kanë pasur sukses? Ke dy variante: të divorcohesh dhe kërkon lumturinë te një femër tjetër. Ose të plotësosh "dëshirat seksuale" me femra të tjera, pra të tradhtosh gruan.

Nocionet e bazës "One night stand"

Përpiqu të kesh aventura, të themi brenda një nate, por është e rekomandueshme që çdo natë ta kalosh te krevati bashkëshortor me gruan tënde, në mënyrë që mos t'i japësh asaj mundësinë për dyshim. Me pak fjalë, mos u tako me një femër disa herë dhe përpiqu ta bësh këtë gjë përgjatë ditës atëherë kur duhet të jesh në orarin e punës. Pjesa me punën është e rrezikshme kur gruaja jote njeh kolegët dhe mund të mësojë aksidentalisht që ti ke munguar për disa orë, në një ditë pune. Në qoftë se ndodh kjo gjë dhe ajo mëson që nuk ke qenë në punë disa orë, përpiqu t'i japësh asaj argumente të forta: "kam dashur të të blej diçka të bukur dhe u largova ta gjej". Për të qenë i përgatitur, duhet të mbash përgjatë gjithë kohës, në makinë apo në zyrë apo diku tjetër një dhuratë të vogël. Mos apelo në shërbimet me pagesë! Evito sa të mundesh prostitutat. Indiferenca ndaj pastërtisë dhe kujdesit mund të të kushtojë: mos harro se SST-të (Sëmundjet Seksualisht të Transmetueshme) janë tejet të përhapura. Edhe në qoftë se përdor prezervativ, ekzistojnë sëmundje që mund të transmetohen përmes seksit oral. Plus që duhet të justifikosh paratë e shpenzuara atje, përballë gruas tënde.

 
Forumi » Të ndryshme » Dashuria » Të divorcohesh, apo të tradhëtosh gruan!?
  • Page 1 of 1
  • 1
Search:

Login form
Site friends

 
Statistics
Our poll
Rate my site
Total of answers: 68
Copyright MyCorp © 2024 | Hosted by uCoz