Saturday, 25.November.2017, 14.22
Welcome Guest

Gjakova

Main » 2008 » August » 22 » Microsoft integron opsionin për shfletim të porno materialeve
Microsoft integron opsionin për shfletim të porno materialeve
15.11
Format e ndryshme të pornografisë në internet janë jashtëzakonisht të popullarizuara në mesin e përdoruesve në mbarë botën, andaj nuk na çudit aspak fakti që versioni i ardhshëm i shfletuesit Internet Explorer gjoja do të ketë opsionin i cili do të mundësojë shfletim pa rrezik të këtyre faqeve.

'Shfletim privat’, në mesin e përdoruesve i njohur si 'porno mod', është opsion i cili kur të aktivizohet në mënyrë automatike fshin faqet e vizituara të internetit, largon gjurmët e shkarkimit të çfarëdo materialeve, nuk mban mend fjalët e futura brenda makinës së kërkimit të internetit, prandaj përdoruesi në kompjuterin të cilin e përdorë nuk lë asnjë gjurmë të mundshme të atij shfletimi dhe veseve të veta.

Shfletuesi Safari nga Apple veçmë e ka këtë opsion që disa vite, derisa Mozilla nuk e ka parë të nevojshme ta integrojë atë në Firefox.

Sido që të jetë, bëhet fjalë ekskluzivisht për thashetheme, mirëpo aspak nuk do të çuditeshim nëse në taborin e Microsoftit do të vendosnin të integrojnë një mundësi të tillë në shfletuesin e tyre IE8. Në të njëjtën kohë, kur merret parasysh se një numër i madh i përdoruesve në mbarë botën sigurisht do të përdorte këtë mundësi, Internet Explorerit do të mund t’i kthehej sërish popullariteti që e ka pasur dikur, sepse siç po duket kohëve të fundit ngadalë po e humb garën me shfletuesin Firefox të Mozillas.(khg-crew)

Views: 1064 | Added by: FooSe | Rating: 0.0/0 |
Total comments: 1
1  
ja mir e kan valla

Name *:
Email *:
Code *:
Login form
News calendar
«  August 2008  »
SuMoTuWeThFrSa
     12
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930
31
Search
Site friends

 
Statistics

Total online: 1
Guests: 1
Users: 0
Our poll
Rate my site
Total of answers: 68
Copyright MyCorp © 2017 | Hosted by uCoz