Monday, 11.December.2017, 12.13
Welcome Guest

Gjakova

AMD në probleme serioze - Forumi

[ New messages · Members · Forum rules · Search · RSS ]
Page 1 of 11
Forumi » Shkenca » Informatikë dhe Internet » AMD në probleme serioze
AMD në probleme serioze
FooSeDate: Thursday, 14.August.2008, 13.36 | Message # 1
WebMaster
Group: WebMaster
Messages: 94
Status: Jasht Linje

Prodhuesi i çipave AMD ka publikuar humbjet e mëdha të saj për tremujorin e fundit financiar, pasojë e së cilave ishte drejtori ekzekutiv i kompanisë Hector Ruiz, i cili ka qenë në krye të AMD-së për gjashtë vite dhe është dashur të largohet.
Rezultatet e tremujorit të dytë kanë dëshmuar qartë se AMD është në telashe të mëdha. Humbjet prej 1.19 miliardë dollarësh janë rritur dyfish në krahasim me 600 milionë dollarë të humbjeve në periudhën e njëjtë të para një viti. Qarkullimi është rritur nga 1.31 miliardë në 1.35 miliardë, por edhe kjo rritje nuk ia ka vlerë qiranë sipas mendimeve të analistëve.

Humbjet më të mëdha janë realizuar në njësinë e AMD-së për prodhimin e çipave për celularë dhe atë të pjesëve për televizione digjitale, prandaj AMD ka njoftuar se do t’i shes të dy njësitë.

Krejt kjo ka rezultuar me rënien e vlerës së aksioneve të AMD-së për 6.6 për qind, respektivisht në 4.95 dollarë. AMD ende mbetet një konkurrent i madh i Intelit dhe kompani kryesore në tregun e teknologjive komunikuese, por pas kësaj goditje e ardhmja e saj është shumë e pasigurt.
www.amd.com

 
Forumi » Shkenca » Informatikë dhe Internet » AMD në probleme serioze
Page 1 of 11
Search:

Login form
Site friends

 
Statistics
Our poll
Rate my site
Total of answers: 68
Copyright MyCorp © 2017 | Hosted by uCoz