Monday, 18.June.2018, 18.09
Welcome Guest

Gjakova

Fustani i zi nuk vdes kurre - Forumi

[ New messages · Members · Forum rules · Search · RSS ]
  • Page 1 of 1
  • 1
Forumi » Të ndryshme » Moda & estetika » Fustani i zi nuk vdes kurre
Fustani i zi nuk vdes kurre
FooSeDate: Thursday, 14.August.2008, 13.16 | Message # 1
WebMaster
Group: WebMaster
Messages: 94
Status: Jasht Linje
Kur më 1926 stilistja transgresive, Coco Chanel, e prezantoi, nuk pritej që edhe pas më shumë se 80 vjetësh do të ishte akoma një simbol. Në të vërtetë kështu ndodhi: fustani i shkurtër i zi, pa mëngë, i gjatë vetëm 70 cm, i realizuar në ngjyrën, që në atë kohë përdorej ekskluzivisht për funeralet, mbijetoi mbi gjithçka. Edhe pse Chanel e kishte krijuar për t‘i treguar botës se ishte në zi për vdekjen e të dashurit të saj, fustani zi i puthitur pas trupit shfaqet sot në dhjetëra pasarela nga Milano në New York, nga Parisi në Londër.

Është më shumë në modë se kurrë më parë. Aq sa edhe Katie Holmes, bashkëshortja e yllit hollywoodian, Tom Cruise, nuk ka dyshime. Madje, nga faqet e një reviste të famshme mode amerikane pranon se fustani më i bukur që ajo ka në gardërobë është pikërisht fustani i zi i puthitur pas trupit.

Ai simbol historik i elegancës, për të cilin dhjetëvjeçarë pas dhjetëvjeçari janë matur dizajnuesit më të mëdhenj të planetit nga Yves Saint Laurent te Balenciaga, nga Jil Sander deri te Miuçia Prada. Sepse pikërisht për thjeshtësinë që e karakterizon, fustani më i famshëm në botë është një nga veshjet më të vështira për t‘u krijuar në mënyrë
të përshtatshme.

Ndoshta është pikërisht për këtë që pavarësisht modave dhe tendencave, vazhdon të jetë në majë të klasifikimit si në kohërat kur gratë filluan ta vishnin edhe në mbrëmjet e veçanta, përveçse në funerale dhe kur shumë revista të specializuara mode i kushtonin faqe të tëra. "Number one", dhe i pavdekshëm ai është më i dashuri i të gjitha kohërave .

Kështu tregon një sondazh anglez ku 75 për qind e grave e zgjedhin "little black dress", apo LBD si i thonë shkurt anglosaksonët, është fustani më i rëndësishëm në historinë e veshjeve, atë që duhet ta kesh patjetër në gardërobën tënde shik.

Por fustani i zi klasik i puthitur pas trupit nuk është i vetmi që nuk vdes kurrë. Në të vërtetë veshjet simbol, duke nisur që nga pantallonat, fustanet, këmishët dhe aksesorët që mund të ruash në dollap pa pasur frikë se mund të dukesh qesharake kur t‘i veshësh, janë vërtet shumë.

Klasifikimi i publikuar nga "Daily Mail" klasifikon dhjetë veshjet që nuk dalin kurrë nga moda dhe janë më të preferuarat e të gjitha kohërave. Në vend të dytë sipas klasifikimit renditen xhinset, të konsideruara si të domosdoshme dhe të pandashme për të gjitha brezat pa dallim seksi apo moshe.

Në vend të tretë pozicionohet Wonderbra, reçipetat e "mrekullive” të hedhura në treg 17 vjet më parë për të nxjerrë më në pah dekoltetë në një fushatë publicitare ku modelja Eva Herzigova thoshte: "më shiko në sy... të thashë në sy".

Në vendin e katërt është minifundi i krijuar nga Mary Quant në vitet ‘60. Minifundi ndiqet nga çizmet kauboj të gjata sipër gjurit dhe takat e holla gozhdë që nuk dalin kurrë nga moda.

Mes "veshjeve" kult nuk mungojnë edhe syzet, model aviatori si ato të përdoruara nga Tom Cruise skenat e filmit "Top Gun", që duket se këtë dimër janë pjesë e pandarë e koleksioneve për meshkuj.

Pasta me radhë bikini, i konsideruar si kostumi i banjës i kohës atomike, pasi e mori emrin nga atoli i Paqësorit ku Shtetet e Bashkuara të Amerikës eksperimentonin forcën e
tyre nukleare.

Në këtë listë gjenden edhe këpucët pashmin, xhuboksi i motoçiklistëve në lëkurë të zezë dhe zhartjerët, të shfaqura që nga 1986 për të ndezur dëshirat erotike të meshkujve.
CuLi (User)

The CuLi
Posts: 300


 
Forumi » Të ndryshme » Moda & estetika » Fustani i zi nuk vdes kurre
  • Page 1 of 1
  • 1
Search:

Login form
Site friends

 
Statistics
Our poll
Rate my site
Total of answers: 68
Copyright MyCorp © 2018 | Hosted by uCoz