Nastradini po kalonte Nastradini po kalonte ne nje fshat hypur ne nje gomar. Diku, se si u tremb gomari dhe e rrezoi Nastradinin ne toke. Te gjithe qe ishin aty rrotull filluan te qeshnin.
- E pse qeshni? - u tha Nastradini. - Une do te zbrisja qe do te zbrisja nga gomari ai me zbriti vete.
___________________________________________________
Nastradini me punë në Bursë
Njëherë Nastradini shkonte me të birin diku në fshat, djalin e hipi në gomar, kurse vetë ecte në këmbë. E panë njerëzit rrugës dhe thanë, C'djalë na qënka! Babanë e vetë plak ai e lë të ecë në këmbë, kurse vetë kapardiset kaluar mbi gomar! Atëherë djali i tha Nastradinit.
Dëgjo baba, a nuk të thashë unë? S'ka gjë, po mos ngul këmbë, hajde hip në gomar." Nastradini hipi edhe vetë dhe bashkë me djalin, kaluar mbi gomar, vazhduan rrugën. Sapo kaluan disa hapa, kur përpara u del një turmë endacakësh. E vështruan ata mirë e mirë Nastradinin me të birin dhe bërtitën: "Shikoni njerëzit e pa shpirtë! Pse ore, mund të mbajë ky gomar i vogël dy njerëz në kurriz? Pa shikoni, shikoni mirë, ky duhet të jetë Nastradini! Nastradini u inatos, zbriti nga gomari, e zbriti edhe djalin dhe e ngau gomarin përpara. S'kaloi shumë, dhe përsëri përpara u dolën disa njerëz. Ja budallenjtë, - thanë ata, gomari vrapon bosh para tyre, kurse ata ecin më këmbë në piskun e vapës. Po ja, paska budallenj të tillë në dynja! Kur Nastradini dëgjoi këto fjalë, ai tha. Prap se prap, unë dyshoj që ndokush mund t'ushmanget thashethemeve!
_________________________________________________________
Shkoj nastradini
Shkoj nastradini ne parajse dhe po shikonte neper mure disa ore pyeti engjellin -pse jane keto ore ne parajse? -me to matim korrupsionin ne bote shikon nastradini per oren e italise akrepi levizte pak,shikote amerikes levizte akoma me shume i pa te gjitha oret me rrathe por ate te shqiperise nuk e gjeti,pyeti engjellin -ku ndodhet ora e shqiperise? -e ka marre zoti per ventilator