HP rrit fitimin për 14 për qind
Prodhuesi më i madh botëror i kompjuterëve personal, Hewlett-Packard, në tremujorin e afarizmit për këtë vit ka shënuar rritje prej rreth 14 për qind.
Nga HP është njoftuar se fitimi është rritur më së shumti për shkak të hyrjeve ndërkombëtare nga shitja dhe kërkesa e madhe për laptopë. Tremujori, i cili ka përfunduar me 31 korrik, është rritur për neto profit të HP-së për 2.03 miliardë dollarë derisa para një viti ky profit ka qenë 1.87 miliardë.
Shitja është rritur për dhjetë për qind, në 28 miliardë dollarë, derisa pesë për qind kompania ia vesh lëkundjes së kurseve valutore. Kërkesa evropiane është rritur për 16 për qind, në 11.2 miliardë dollarë derisa përfitimi nga Lindja është rritur për 14 për qind, respektivisht, 5.2 miliardë.
Fitimin më të vogël HP-së ia kanë sjellë Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku është shënuar rritje prej 4 për qind (11.6 miliardë dollarë).
Nëse shihet nga pikëpamja globale, fitimi
...
Read more »