Friday, 19.April.2024, 08.39
Welcome Guest

Gjakova

Korrupsioni e ka përfshirë edhe ujin e pijshëm - Forumi

[ New messages · Members · Forum rules · Search · RSS ]
  • Page 1 of 1
  • 1
Forumi » Shkenca » Ekonomi & biznes » Korrupsioni e ka përfshirë edhe ujin e pijshëm
Korrupsioni e ka përfshirë edhe ujin e pijshëm
FooSeDate: Tuesday, 12.August.2008, 15.13 | Message # 1
WebMaster
Group: WebMaster
Messages: 94
Status: Jasht Linje
Tetëdhjetë për qind e problemeve shëndetësore në vendet në zhvillim, janë pasojë e cilësisë së dobët të ujit të pijshëm.

Në raportin e fundit organizatës ndërkombëtare “Transparencë internacional” thuhet se si rezultat i ndryshimeve klimaterike dhe rritjes së rëndësisë për sigurimin e ujit të pijshëm, korrupsioni me ujërat dhe burimet natyrore mbizotërojnë në vitin 2008.

Sllagjana Taseva kryetare e organizatës “Transparencë zero tolerancë” thekson se 80 % e problemeve shëndetësore në vendet në zhvillim, janë pasojë e cilësisë së dobët të ujit të pijshëm, duke rrezikuar jetën e mbi 1.8 milion fëmijëve.

"Sipas këtij raporti, është vërtetuar se burimet e ujit shpesh merren në sundim të disa elitave të fuqishme. Mendohet se korrupsioni këtu mund të gjendet në çdo hallkë të zinxhirit me furnizim me ujë të pijshëm duke filluar nga planet politike e deri në operacionet kontabiliste", tha Taseva.

Ajo u rekomandon institucioneve shtetërore të bëjnë kujdes në ndërtimin e hidrocentraleve të mëdhenj, për shkak se ato mund të shkaktojnë mungesë të ujit të pijshëm.

"Ndërtimi i hidrocentraleve të mëdhenj dhe ndërtimi i digave të mëdha, si dhe ndikimi i korrupsionit, i cili shpesh nënkupton rritjen e vlerës së projektit, janë vetëm disa pjesë të problemeve të cilat për vendet në këtë raport", nënvizoi ajo.

Sipas raportit të fundit organizatës të kësaj organizate, institucionet qeveritare në të gjitha shtetet e botës duhet të sigurojnë mekanizma për zbulimin dhe eliminimin e korrupsionit me ujin si dhe përforcimin e mbikëqyrjes mbi menaxhuesit e burimeve të ujit të pijshëm./alsat-m

 
Forumi » Shkenca » Ekonomi & biznes » Korrupsioni e ka përfshirë edhe ujin e pijshëm
  • Page 1 of 1
  • 1
Search:

Login form
Site friends

 
Statistics
Our poll
Rate my site
Total of answers: 68
Copyright MyCorp © 2024 | Hosted by uCoz