Wednesday, 24.April.2024, 00.24
Welcome Guest

Gjakova

Ronaldo lojtari më i mirë i Ligës së Kampionëve - Forumi

[ New messages · Members · Forum rules · Search · RSS ]
  • Page 1 of 1
  • 1
Forumi » Të ndryshme » Futbolli » Ronaldo lojtari më i mirë i Ligës së Kampionëve
Ronaldo lojtari më i mirë i Ligës së Kampionëve
DaCi-bDate: Friday, 29.August.2008, 06.23 | Message # 1
A.i Rregullt
Group: Moderator
Messages: 43
Status: Jasht Linje
Asi i Manchester Unitedit, Cristiano Ronaldo, është zgjedhur lojtari më i mirë i Ligës së Kampionëve për sezonin e kaluar. Portugezi njëkohësisht është zgjedhur edhe sulmuesi më i mirë i Ligës së Kampionëve.
Lojërat e shkëlqyera të Ronaldos kanë ndihmuar në masë të madhe që Djajtë e Kuq ta fitojnë titullin e Ligës së Kampionëve dhe atë të Ligës Premier. Gjatë sezonit të kaluar në të gjitha garat, portugezi ka shënuar 42 gola, prej të cilëve tetë në Ligën e Kampionëve.

Të gjitha çmimet tjera i fituan lojtarët e skuadrës tjetër finaliste, Chelsea. Portieri më i mirë i sezonit është zgjedhur Cech, mbrojtësi më i mirë ishte John Terry, ndërsa çmimin për mesfushorin më të mirë për sezonin e kaluar e fitoi Frank Lampard.

Portieri më i mirë: Petr Cech (Chelsea)
Të nominuarit: Manuel Almunia (Arsenal), Manuel Neuer (Schalke 04), Jose Reina (Liverpool), Edwin van der Sar (Manchester United).

Mbrojtësi më i mirë: John Terry (Chelsea)
Të nominuarit: Jamies Carragher (Liverpool), Rio Ferdinand (Manchester United), Carles Puyol (Barcelona).

Mesfushori më i mirë: Frank Lampard (Chelsea)

Të nominuarit: Michael Essien (Chelsea), Cesc Fabregas (Arsenal), Steven Gerrard (Liverpool), Paul Scholes (Manchester United).

Sulmuesi më i mirë: Cristiano Ronaldo (Manchester United)
Të nominuarit: Didier Drogba (Chelsea), Lionel Messi (Barcelona), Wayne Rooney (Manchester United), Fernando Torres (Liverpool).

Futbollisti më i mirë: Cristiano Ronaldo (Manchester United)

 
Forumi » Të ndryshme » Futbolli » Ronaldo lojtari më i mirë i Ligës së Kampionëve
  • Page 1 of 1
  • 1
Search:

Login form
Site friends

 
Statistics
Our poll
Rate my site
Total of answers: 68
Copyright MyCorp © 2024 | Hosted by uCoz