Një britanik me të dashurën e tij u kurorëzuan të lidhur në krahët e avionit. Në një avion tjetër, gjendej prifti, ndërsa e tërë ceremonia u zhvillua në hapësirën qiellore. Disa çifte nuk njohin kufij në kreativitetin e shpikjes së martesës së tyre, kështu që britanikët Kejti dhe Daren para se të kurorëzohen, së pari u ngjitën në krahët e avionit. Të veshur me veshje tradicionale dasmore, zunë pozicionet e tyre secili në avionin e tij, si para altarit. Të njëjtën gjë duhej ta bënte edhe prifti që gjendej në krahun e avionit të tretë. Mysafirët e pranishëm mbetën të befasuar .
"Do të shkojnë deri në fund, kjo është tipike për Kejtin, me siguri do të shkojnë deri në fund", tha një mysafire.
Ashtu edhe ndodhi. Avionët fluturuan, ndërsa Kejti dhe Deren pas ceremonisë së mbajtur në hapësirën qiellore zbritën në tokë si çift bashkëshortot. Të dy janë adhurues të sporteve ekstreme kështu që një kurorëzim i zakontë nuk ka ardhur parasysh. Muajin e mjaltit, ata do ta kalojnë në vende të jo të zakonta, në safari dhe xhunglat e Keniasë. (alsat-m)