Friday, 29.March.2024, 15.27
Welcome Guest

Gjakova

Të pranosh tradhëtinë apo t’i japësh fund martesës - Forumi

[ New messages · Members · Forum rules · Search · RSS ]
  • Page 1 of 1
  • 1
Forumi » Të ndryshme » Dashuria » Të pranosh tradhëtinë apo t’i japësh fund martesës
Të pranosh tradhëtinë apo t’i japësh fund martesës
FooSeDate: Thursday, 14.August.2008, 13.59 | Message # 1
WebMaster
Group: WebMaster
Messages: 94
Status: Jasht Linje

Të pranosh tradhëtinë apo t’i japësh fund martesës?!

Tradhtia bashkëshortore, qoftë fizike apo emocionale mund ta dëmtojë shumë lidhjen në çift. Megjithatë, ka njerëz që përshtaten dhe arrijnë ta pranojnë partnerin mashtrues duke mbijetuar dhe rehabilituar sërish marrëdhënien e tyre. Të kuptosh se jeta jote është e lidhur me një burrë apo grua që të ka mashtruar nuk është asnjëherë e lehtë ndaj dhe reagimet shpesh janë të pakontrollueshme. Në këtë kontekst nuk është e lehtë as marrja e vendimeve. Të bësh sikur s’ka ndodhur asgjë e të vazhdosh të jetosh me hijen e një të treti në mes, apo t’i japësh fund martesës, duke zgjedhur divorcin. Të gjithë ekspertët pohojnë se tradhtia nuk mund të ndodhë asnjëherë e pa shoqëruar nga doza dhimbjeje për atë që po ndodh ose që sapo ka ndodhur. Është kjo një dhimbje që s’para njihet, që përmendet me zë të ulët por që për ekspertët është realisht ekzistuese. Kur një ngjarje e tillë ndodh mes një çifti, situata bëhet tejet e vështirë dhe e komplikuar për gjithë familjen, e më gjerë. Në rastin konkret, askush nuk mund t’i tregojë zonjës se cila është zgjedhja më e mirë për të, pasi situata të tilla janë kaq personale, dhe përjetohen në mënyrë unike, e megjithatë vetë mënyra që ajo ka zgjedhur për ta ndarë dhimbjen e saj me dikë tregon se ajo ende nuk është e pasigurt në vendimin që ka marrë. Tradhtia bashkëshortore është universale në të gjitha vendet dhe kulturat e cila ka ndodhur në të gjitha kohërat. Aventurat romantike dhe seksuale janë “pasoja” që shkaktohen nga të dy palët, dhe asnjëri nuk mund të përjashtojë ndjesinë e fajit sa kohë që kjo tregon që të dy partnerët nuk kanë ditur të ndihmojnë njëri-tjetrin për të takuar nevojat e tyre. Personat që tradhtojnë nuk mund të kategorizohen si: imoralë, të dobët, egoistë, mëkatarë, të pandjeshëm, të gabuar apo të këqij siç shpesh “akuzohen”, por ndoshta më shumë si njerëz të cilët kanë nevojë të ndihmohen për të gjetur shkakun e një zgjedhjeje të tillë dhe udhën që të çon drejt një lidhjeje të shëndetshme dhe të stabilizuar.

Tradhtia mashkullore nuk ekziston

Për disa psikologë nuk ekziston tradhtia mashkullore, por ekzistojnë tipologji që mbushin nevoja dhe dinamika psikologjike të ndryshme. Ndryshe nga tradhtari serial, viktimë e shabllonit “mashkull-gjahtar”, është mashkulli që dashurohet me të vërtetë me në grua tjetër, e do të donte ta linte bashkëshorten e tij, por mentaliteti tradicional ja ndalon ta marrë këtë hap. Ky lloj mashkulli beson se e ka për detyrë që të qëndrojë i ngulitur në vendin e tij, ta mbajë këtë rol dhe t’i ofrojë familjes mbështetjen ekonomike dhe morale. Dhe si rrjedhojë e gjen veten duke zvarritur me vite një lidhje paralele. Një tip tjetër tradhtari është burri që e do shumë gruan e tij, por është vazhdimisht i trembur nga varësia që ka nga ajo. Disa meshkuj tradhtojnë për t’u distancuar nga ajo ndjenjë që mund të kthehet në totalitare, që mund t’i bëjë të varur nga gruaja që dashurojnë. Të tjerë më pas tradhtojnë për të provokuar, për të stimuluar një partnere që është shumë e sigurt në lidhjen e saj dhe si rrjedhojë e ka lënë pas dore. Dikush tjetër kërkon jashtë çiftit ose jashtë martesës, atë shkëndijë seksuale që tek partneri është shuar, asaj i pëlqen kështu atij jo.

Sinqeriteti, zhgënjimi dhe urrejtja

Sinqeriteti i tepërt mund të shkaktojë tek partneri ndjenjën e zhgënjimit dhe urrejtjes, por edhe të shkatërrojë lidhjen. Nëse rrëfeheni edhe në detajet më të vogla, mund të lini tek bashkëshorti apo bashkëshortja idenë se aventura nuk ishte vetëm një tundim i rastësishëm, por një histori e vërtetë. Por, nëse jeni zbuluar dhe nuk keni asnjë rrugëzgjidhje tjetër, ekzistojnë ende disa këshilla të mira për të dalë nga situata. Tradhtia mund të gjenerojë dy tipa krejt të ndryshme reagimesh: Zhgënjim dhe urrejtje ndaj partnerit, por edhe ndjenja kënaqësie psikologjike dhe seksuale. Në përgjithësi, të gjithë të tradhtuarit ndjejnë të njëjtën nevojë të pashmangshme për të folur për tradhtinë e pësuar. Pjesa më e madhe e tyre është e bindur se është në dijeni të gjithçkaje, si për të rënduar pozitën e partnerit, por edhe për t’u siguruar se ai është ende i denjë për besim. Ata përpiqen që të kuptojnë se çfarë i ka shtyrë partnerët në tundim.

Dëshira për të rifituar besimin

Tradhtarët mbeten gjithnjë në pozita mohuese. Disa mendojnë se në këtë mënyrë mund të mbrojnë bashkëshortët apo partnerin nga dhimbja, ndërsa të tjerë nga frika se mund të shkatërrojnë lidhjen e tyre nuk e bëjnë këtë gjë. Sa me insistuese dhe nervoze të jenë pyetjet e bashkëshortit, aq më pak i sinqertë do të tregohet edhe tradhtari. Studimet tregojnë se pothuaj të gjithë tradhtarët që zbulohen, përpiqen që të mos shkatërrojnë lidhjen e tyre të rregullt. Dhe, në 76 për qind të rasteve ia arrijnë këtij qëllimi. Për të rifituar besimin e partnerit do të jetë tepër e vështirë, por megjithatë nuk duhet humbur asnjëherë shpresa. Në radhë të parë duhet braktisur lidhja e fshehtë dhe më pas duhet t’u përgjigjeni me diplomaci shumë pyetjeve të partnerit. Duhet pranuar fakti se fjalët tuaja mund të ngjallin dyshime dhe prandaj duhet të sillni prova për ato që thoni, dhe të përsërisni të njëjtat shpjegime disa herë.

Tradhtia, dëshira për hakmarrje

Tradhtia krijon në të shumtën e rasteve një traumë emocionale, humbje të besimit në vetvete, përmbysje të vizionit për dashurinë dhe jetën, dhimbje dhe fyerje për veten. Të paktën janë ato persona të tradhtuar që ndjehen fajtore për mungesën e besnikërisë. Në vend të urrejtjes dhe dëshirës për hakmarrje, ata pushtohen nga zhgënjimi dhe dhimbja. Sipas studimeve, vetëm 7 për qind e të intervistuarve tradhtojnë partnerët në shenjë hakmarrjeje. Në momentin që pranohet tradhtia, në 40 për qind të rasteve është vetë shkaktari i saj që tenton të mbledhë copat e lidhjes. Një sjellje e tillë është mjaft e logjikshme, për shkak se pothuaj në të gjitha rastet nuk tradhtohet partneri për ta zëvendësuar, por për kënaqësinë e të resë. Në 76 për qind të rasteve, marrëdhëniet në çift mbijetojnë edhe pas zbulimit të tradhtisë. Partneri pranon zhgënjimin me frikën se ndarja do të kishte pasoja më të rënda se një aventurë e shkurtër.

 
Forumi » Të ndryshme » Dashuria » Të pranosh tradhëtinë apo t’i japësh fund martesës
  • Page 1 of 1
  • 1
Search:

Login form
Site friends

 
Statistics
Our poll
Rate my site
Total of answers: 68
Copyright MyCorp © 2024 | Hosted by uCoz