Thursday, 25.April.2024, 02.17
Welcome Guest

Gjakova

Thënie mbi dashurinë - Forumi

[ New messages · Members · Forum rules · Search · RSS ]
  • Page 1 of 1
  • 1
Forumi » Të ndryshme » Dashuria » Thënie mbi dashurinë
Thënie mbi dashurinë
FooSeDate: Thursday, 14.August.2008, 14.01 | Message # 1
WebMaster
Group: WebMaster
Messages: 94
Status: Jasht Linje

Dashuria është dritë, për shkakun e së cilës shumica vdesin në errësirë.

Dashuria është sëmundje, mjeku i saj është bashkimi i dy shpirtrave.

Dashuria është si gjëmbi, sa më shumë të ngulet aq më shumë të dhëmb.

Në matematikën e dashurisë, një plus një bëjnë shumë, dhe dy minus një bëjnë asgjë.

Dashuria vjen pa trokitur, dhe ikën pa pyetur.

Nëse e keni dashurinë, atëherë nuk keni nevojë për asgjë tjetër; nëse nuk e keni dashurinë, atëherë nuk ka shumë rëndësi se çfarë keni.

Dashuria fitohet vec me dashuri.

Në dashuri komandon ai që dashuron më pak.

Dashuria nuk është ujë që tretet mbi dhe, por ajo është një zjarr që të djeg kudo që je...

Dashuria është gjëja e vetme që rritet, pasi ne e humbim.

Dashuria lind nga besimi, jeton nga shpresa, vdes nga mëshira.

Zemra është pasuri, që as nuk shitet as nuk blihet, por dhurohet.

Dashuria është sëmundja më e bukur e njerëzimit.

Dashuria është gjëja më e fuqishme në botë, atë nuk mund ta shuaj as uji i bekuar.

Vetëm një fjalë na liron nga të gjitha dhimbjet, fjala dashuri.

Dashuria ka këmbë e dhëmbë sepse mund të të kafshojë e të ik.

Dashuria është si lufta, lehtë të fillohet, e vështirë të përfundohet.

Fitorja më e madhe në jetë, është të fitosh zemrën e dikujt që e do me të vërtet.

Të sakrifikosh lumturinë tënde për lumturinë e një personi që dashuron, është me të vërtetë dashuria më e madhe që egziston

Të duash një orë, kjo është shprehi e kafshëve; një ditë - vecori e njeriut; gjithë jetën - e ëngjëjve.
Por të duash gjithë jetën vetëm një qënie, kjo është dhunti e Perëndisë.

Dashuroni vetëm dashuroni, gjëra të tjera janë të pavlera.

Dashuro, nëse do që të dashurojnë të tjerët ty.

Populli thotë: ska jetë pa liri, kurse une po them ska jetë pa dashuri.

Shkruani në këtë temë thënie të ndryshme që ju dini për DASHURINE

Added (14.August.2008, 14.01)
---------------------------------------------

Kur njeriu dashuron nuk ka frikë.

Miqësia e vërtetë nuk e njeh zilinë dhe dashuria e vërtetë nuk i njeh nazet.

Qesh me Dashurinë, ai që nuk ka qënë kurrë i brengosur prej saj.

Xhelozia lind me dashurinë por nuk vdes gjithmonë bashkë me të.

Në rini jetojmë që të dashurojmë, në pleqëri dashurojmë që të jetojmë.

Dashuria bën botën të rrotullohet.

Dashuria është cmenduria e një njeriu për aq kohë sa e jeton.

Dashuria s'është egoiste.

Mënyra më e mirë për të dashuruar është të dashurosh sikur s'ke qënë lënduar asnjëherë.

Kur je i trishtuar shih në syte e atij që dashuron dhe në ato sy do të gjesh forcën për të buzëqeshur.

Ndoshta është budallallëk të qash për dikë, por është e mrekullueshme të mendosh që lotët mund të thonë atë që fjalët s'e thonë dot kurrë.

Kurrë mos ji i friksuar ti thuash dikujt që e do, ata mund të ta thyejnë zemrën, por ti mund të thyesh të tyren n.q.s nuk ja thua.

Dashuria shëron njerëzit, të dyja palët, edhe ata që e japin dhe ata që e marrin.

Dashuria nuk ka të bëjë me atë cfarë ti pret të marrësh, ajo ka të bëj me atë që ti do të japësh- e cila është gjithcka.

 
Forumi » Të ndryshme » Dashuria » Thënie mbi dashurinë
  • Page 1 of 1
  • 1
Search:

Login form
Site friends

 
Statistics
Our poll
Rate my site
Total of answers: 68
Copyright MyCorp © 2024 | Hosted by uCoz