Sunday, 22.December.2024, 05.03
Welcome Guest

Gjakova

Cmimi i naftes mbetet ne 110 dollare per fuci - Forumi

[ New messages · Members · Forum rules · Search · RSS ]
  • Page 1 of 1
  • 1
Cmimi i naftes mbetet ne 110 dollare per fuci
FooSeDate: Tuesday, 12.August.2008, 15.09 | Message # 1
WebMaster
Group: WebMaster
Messages: 94
Status: Jasht Linje

Një barel naftë në bursat në Azi sot shitet për mbi 110 dollarë, pasi që mbrëmë çmimi i energjensit në Bursën e Nju-Jorkut u rrit në mbi 112 dollarë për një barel, si rezultat i zvogëlimit të rezervave të naftës në SHBA dhe rënies së vlerës së valutës amerikane.
Në tregtimin e sotëm të bursave aziatike, nafta e lehtë amerikane për dërgesë në maj shitet për 110,92 dollarë për një barel. Mbrëmë në mbylljen e Bursës së Nju-Jorkut nafta amerikane kushtonte 110,87 dollarë për një barel, pasi që në tregtimet e pasditës për herë të parë e tejkaloi çmimin prej 112 dollarëve dhe kushtonte 112,21 dollarë për një barel.

Brenti evropian nga Deti Verior sot u lirua për tre cent në 108,44 dollarë prë një barel. Dje kjo naftë arriti çmim prej 109,50 dollarëve për barel, por më vonë ajo shënoi rënie në 108,47.

Nafta dje në orët e vona të pasditës u shtrenjtua për mbi dy dollarë për një barel, pasi që Ministria amerikane e Energjisë kumtoi se rezervat e naftës dhe të benzinës në SHBA në mënyrë plotësuese janë zvogëluar gjatë javës së kaluar. Rezervat e naftës janë zvogëluar për 3,2 milionë barel, ndërsa të benzinës për 3,4 milionë barelë.

Presion shtesë për rritje të çmimit të naftës dha edhe rënia e vlerës së dollarit në raport me valutat konkurente, që i stimulon dilerët që të blejnë derivate.

"Rezevat e zvogëluara të naftës dhe dollari i dobësuar i kanë shtyrë çmimet në vlera të reja rekorde", vlerëson analisti i "Micubishit", Toni Nunan.

Sipas tij, është e mundur rritja e çmimeve të naftës në ditët e ardhshme. "Çmimet mund të arrijnë 120 dollarë. Ndoshta që nesër, ndoshta javën e ardhshme", konsideron Nunan.

Analisti i "Mekkveri Risërç" nga Hong-Kongu, Dejvid Xhonson vlerëson se në rritje të çmimit të naftës ende ndikojnë shumë spekulantët e bursave.

Organizata e vendeve eksportuese të naftës (OPEK) edhe mëtej është në qëndrimin se në bursat botërore ka mjaft naftë dhe nuk ka nevojë për rritje të prodhimit ditor të enegjensit, në çka insistojnë vendet perëndimore", duke konsideruar se në këtë mënyrë do të prishej çmimi i tanishëm i lartë i "arit të zi".

Kryetari i OPEK-ut, Çakib Helil deklaroi se nuk ka nevojë për rritje të prodhimit të naftës, sepse rezervat janë në nivel solid.
(24-ore)

 
  • Page 1 of 1
  • 1
Search:

Login form
Site friends

 
Statistics
Our poll
Rate my site
Total of answers: 68
Copyright MyCorp © 2024 | Hosted by uCoz