Monday, 30.December.2024, 20.03
Welcome Guest

Gjakova

BE planifikon 'të ndëshkojë' Bullgarinë - Forumi

[ New messages · Members · Forum rules · Search · RSS ]
  • Page 1 of 1
  • 1
BE planifikon 'të ndëshkojë' Bullgarinë
FooSeDate: Tuesday, 12.August.2008, 15.10 | Message # 1
WebMaster
Group: WebMaster
Messages: 94
Status: Jasht Linje

Bashkimi Evropian planifikon të bllokojë financime në vlerë rreth 1 miliardë dollarë për Bullgarinë pas dështimit të vendit për të luftuar korrupsionin në nivel të lartë.

Në një raport të Komisionit Evropian arrihet në përfundimin se Bullgaria duhet të reformojë administratën dhe të luftojë zyrtarët e korruptuar që përfitojnë nga fondet e BE-së dhe bashkëpunojnë me kriminelë.

Lajmin e ka bërë të ditur BBC, duke u thirr në raportin i cili pritet të bëhet publik javën e ardhshme.

“Bullgaria dhe fqinji i saj, Rumania, po i nënshtrohet një procesi të posaçëm vëzhgimi nga blloku. Shkak për këtë është se që në momentin e anëtarësimit vitin e shkuar, u arrit në përfundimin se të dy vendet nuk i përmbushnin tërësisht standardet e BE-së”.

BBC po ashtu ka paralajmëruar se ky raport është më i ashpri i shkruar nga ekzekutivi i BE-së për një vend anëtar.

Korrespondentja e BBC-së në Bruksel, Oana Lungescu, thotë se nëse arrihet në përfundimin se Bullgaria duhet të spastrojë administratën nga të korruptuarit.

Në raportin thuhet se Bulgaria, duhet të sigurojë që mbështetja bujare që merr nga BE-ja të shkojë tek shtetasin e saj dhe jo tek zyrtarët e korruptuar që bashkëpunojnë me krimin e organizuar.

“BE ka ngrirë tashmë qindra milionë dollarë ndihma për infrastrukturën rrugore dhe bujqësinë e Bullgarisë. Tani po planifikohet heqja e së drejtës për të lëvruar fonde të BE-së në vlerë 1 miliardë dollarë dy agjencive”.

Korrespondentja e BBC-së në Bruksel ka njoftuar se miliarda të tjerë dollarë në financime për Bullgarinë janë në rrezik.

“E njëjta gjë mund të thuhet dhe për gjasat që bullgaria t'i bashkohet zonës pa kufij të BE-së, që njihet dhe si Zona e Shengenit”, ka thënë Lungescu.

BBC ka paralajmëruar se Komisioni Evropian do të ngrejë shqetësim për dështimin e vazhdueshëm të Sofjes për të zbardhur ndonjërën nga 150 vrasjet mafioze që janë regjistruar në Bullgari që nga rënia e komunizmit.

“Zyrtarët e BE-së thonë se masat e planifikuara ndaj Bullgarisë, duhej të shërbejnë si paralajmërim për vendet e tjera, qofshin ato anëtare të BE-së apo vende që shpresojnë t'i bashkohen bllokut”.

 
  • Page 1 of 1
  • 1
Search:

Login form
Site friends

 
Statistics
Our poll
Rate my site
Total of answers: 68
Copyright MyCorp © 2024 | Hosted by uCoz