Kompania e gazit Gloup nga Izraeli Qendrën tregtare do ta ndërtojë në vendin e objektit të kompanisë Alumina e cila është në falimentim. Pas sllovenëve, grekëve, turqëve, kroatëve edhe izralitët do të do të fillojë ndërtimin e Qendrës tregtare. Kompania e gazit Gloup nga Izraeli Qendrën tregtare do ta ndërtojë në vendin e objektit të kompanisë Alumina e cila është në falimentim.
Ministri pa portofol në largim Gligor Tashkoviq pas një viti deklaroi se kompania izraelite ka ofruar 22 milion euro për blerjen e Aluminës, që është 20 % më tepër nga vlera e cila është kërkuar në tender. Një pjesë e fondeve sipas Tashkoviqit do të përdoren për pagesën e sigurimeve të punëtorëve për sigurim shëndetësor dhe invalidor, për pagesën e rrogave të mbetura dhe tatimin ndaj Drejtorisë për të ardhura publike.
"Si rezultat i këtij investimi 700 punëtorë do të fitojnë sigurime për pension, rroga, sigurime shëndetësore. 4.14 milion euro do të përdorën për pagesën e sigurimit pensional dhe invalidor, 100.000 euro do të përdoren për pagesën e sigurimeve shëndetësore, 20.000 euro për sigurim, ndërsa nga 700 punëtorët 145 do të mund të kualifikohen për pension", deklaroi Gligor Tashkoviq, ministër pa portofol i angazhuar për investime të huaja.
Presidenti i kompanisë t Gloup Hajim Kacman, tha se punët dhe pastrimi i fabrikës do të fillojnë për 3 apo 4 javë, ndërsa do të investohen mbi 100 milionë euro.
"Bëhet fjalë për projekt ekonomik zhvillimor i cili do të krijojë shumë vende të reja të punës për banorët e Maqedonisë", tha Hajim Kacman, President i Gazit Gloup.
Perfaqësuesit e kompanisë t Gloup, theksuan se përveç ndërtimit të qendrës tregtare janë të interesuaar edhe për ndërtimin e ndërtesës për banim . (cdodite)