Monday, 30.December.2024, 20.11
Welcome Guest

Gjakova

Shteti përfitoi 61 milion euro nga Telekomi - Forumi

[ New messages · Members · Forum rules · Search · RSS ]
  • Page 1 of 1
  • 1
Shteti përfitoi 61 milion euro nga Telekomi
FooSeDate: Tuesday, 12.August.2008, 15.18 | Message # 1
WebMaster
Group: WebMaster
Messages: 94
Status: Jasht Linje
Drejtori ekzekutriv i Telekomit të Maqedonisë Nikollaj Bejkers deklaroi se bordi drejtues ka vendosur që shtetit t'i paguajë 61 milion euro nga fitimi për vitin 2007.

Shteti do të përfitojë 61 milion euro. Ky është vendimi i Kuvendit të aksionarëve të Telekomit të Maqedonisë-T Home, i cili ka vendosur të ndajë 159 milion euro fitim për vitin 2007. Drejtori ekzekutriv i Telekomit të Maqedonisë Nikollaj Bejkers ka deklaruar se bordi drejtues ka vendosur që shtetit t'i paguajë 61 milion euro, aksionarëve të vegjël 2 % apo reth 2 milion euro, ndërsa Dojçe Telekom i Magjar Telekom do të ndajnë 88 milion euro.

"Në marrëveshje me Qeverinë Magjar Telekom tregoi mirëkuptim për planet e investuese të Qeverisë për investime në projekte të reja dhe për këtë qëllim qëndrimi i kompanisë ësghtë pagesa e fitimit të prgjithshëm dhe investim në teknologji të reja", deklaroi Nikollaj Bejkers, drejtor ekzekutriv i Telekomit të Maqedonisë - T Home.

Presidenti i bordit të drejtorëve Telekomit të Maqedonisë-T Home Zharko Llukovski, tha se shteti fondet e fituara nga fitimi i Telekomit nuk mund t'i marrë para muajit shtator.

"Fondet në llogari të shtetit do të derdhen nme 30 shtator", tha Zharko Llukovski.

Drejtori ekzekutriv i Telekomit të Maqedonisë Nikollaj Bejkers thotë se Telekomi i Maqedonisë në vitin 2008 do të investojë 28 milion euro, ndërsa vlera e investimeve në vitet e ardhshme do të arrijë në 10-tra milion euro. (cdodite)

 
  • Page 1 of 1
  • 1
Search:

Login form
Site friends

 
Statistics
Our poll
Rate my site
Total of answers: 68
Copyright MyCorp © 2024 | Hosted by uCoz