Sunday, 22.December.2024, 05.13
Welcome Guest

Gjakova

Keqësimi i motit i përzuri turistët nga plazhet - Forumi

[ New messages · Members · Forum rules · Search · RSS ]
  • Page 1 of 1
  • 1
Keqësimi i motit i përzuri turistët nga plazhet
FooSeDate: Tuesday, 12.August.2008, 15.21 | Message # 1
WebMaster
Group: WebMaster
Messages: 94
Status: Jasht Linje

Në vend se në plazh, ditën e sotme në Ohër turistët e shfrytëzuan për të shëtitur rreth liqenit, deri në Plaoshnik dhe kalanë e Samoilit.
Plazhet u boshatisën sot nga turistët, të cilët patën ftohtë të zhyteshin në ujin e liqenit. Por megjithatë, moti, nuk i ka ndalur ata të shëtiten nga njëra kafe-bar i qytetit, të tjetrën. Të tjerët, ditën e shfrytëzuan për të bërë ndonjë fotografi, të luajnë ndonjë lojë shah me miqtë ose të lexojnë ndonjë libër buzë liqenit.
Një turist thotë se paraditën e kishte kaluar duke shëtur nëpër qytet. "Pikërisht për këtë është edhe dita, ndërsa pasdite nëse paraqitet diell do të shkojmë në plazh”, shprehet ai.
Një qytetarë bullgare thotë se dita e sotme ishte shumë e mirë. "Vijmë nga Sofja. Shumë mirë ndihemi, jemi të lumtur pa marrë parasysh se si është koha, këtu gjithmonë është bukur”, deklaroi ajo.

“Do të shëtisim nëpër qytet. Është mirë që moti u freskua pak, për shkak se edhe vapa nuk durohej. Kështu do ta kalojmë ditën”.
“Pak më parë kisha ftohtë, por tani meqë u ngroh koha dëshiroj ta shfrytëzoj këtë”
“ Koha nuk paraqet asnjë problem. Do të qendrojmë edhe dy ditë, duam që t’i shfrytëzojmë sa më mirë. Nuk e di se si është uji, për shkak se ende nuk kam hyrë, por koha është e mirë“. Këto janë disa nga deklaratat e turistëve të cilët i takuam në qytet.

Për shkak të motit të vërejtur dhe pak të ftohtë, anijet e mëdha i anuluan udhëtimet e tyre drejt Shën Naumit. Pronarët e varkave më të vogla thonë se fitimet e tyre për sot, do të jenë të vogla.
Për disa të tjerë, dita kaloi në punë. Punëtorët e higjienës komunale të Ohrit janë marrë me pastrimin e algave të mbledhura, të sjella nga dallgët e liqenit.
“E shfrytëzuam ditën, por ka mbetur edhe shumë për të pastruar, do të mbetet edhe për nesër. Algat janë nga dallgët“, tha një punëtor Komunale.
Për Ohrin, do të duhen disa ditë tashmë që situata e motit të rikthehet si në ditët e kaluara. Pritet që turistët ti rikthehen plazhit brenda 3-4 ditësh.

 
  • Page 1 of 1
  • 1
Search:

Login form
Site friends

 
Statistics
Our poll
Rate my site
Total of answers: 68
Copyright MyCorp © 2024 | Hosted by uCoz