Skuadra e Monacos ka konfirmuar se Jeremy Menez i është bashkëngjitur skuadrës italiane Roma, pasi që sonte dy skuadrat kanë arritur marrëveshje.
Edhe pse detajet e marrëveshjes nuk janë bërë publike besohet se skuadra e Spallettit ka paguar 14 milionë euro për shërbimet e sulmuesit 21-vjeçar. "AS Monaco FC dhe AS Roma kanë arritur një marrëveshje për transferimin e Jeremy Menez. Sulmuesi francez tani do të luajë në Serie A. Menez ka arritur në Monaco në vitin 2006, ka luajtur 64 ndeshje dhe ka shënuar 14 gola në të gjitha garat me fanellën e kuqe dhe të bardhë”, shkruan në deklaratën zyrtare të klubit të Monacos.