Shumë femra nuk u kushtojnë vëmendje vetullave të tyre ose me keq akoma i rrjepin ato. Kur bëhet zbukurimi i syrit, vetullat i japin atij një pamje më shprehëse. Ato i japin një dukje të balancuar fytyrës tuaj. Kështu që, është tepër e rëndësishme përpjekja për t’i bërë ato të duken mirë.
Vetullat natyrale
Për një kujdes perfekt dhe të shpejtë duhet te krehim me krehrin e posaçëm në mënyrë që të largojmë pudrën ose kremin e pudrës. Krehja bëhet me drejtim nga ana e jashtme lart. Kjo ndihmon gjithashtu që syri të duket më i madh. Një lyerje e shpejtë me xhel pa ngjyrë do t’u sigurojë atyre një formë të qëndrueshme.