Monday, 30.December.2024, 20.23
Welcome Guest

Gjakova

Dashuria, e verbër? Jo, por të verbon! - Forumi

[ New messages · Members · Forum rules · Search · RSS ]
  • Page 1 of 1
  • 1
Dashuria, e verbër? Jo, por të verbon!
FooSeDate: Thursday, 14.August.2008, 14.03 | Message # 1
WebMaster
Group: WebMaster
Messages: 94
Status: Jasht Linje

Thuhet se dashuria është e verbër. Por në të vërtetë ajo të bën të verbër. Nëse një person është shumë i dashuruar me partnerin e vet, hedh sytë tek njerëzit që e rrethojnë, por nuk i shikon ata, sepse niveli i vëmendjes ndaj botës së jashtme është më i vogël.

Këtë e ka dëshmuar një kërkim i Florida State University, rezultatet e të cilit janë publikuar në revistën ‘Evolution and Human Behaviour’.

Kërkimi është zhvilluar mbi një grup studentësh, një kompozim personash që janë deklaruar të dashuruar dhe të tjerët, të lirë nga lojërat sentimentale.

Personave të përfshirë në studim janë treguar foto njerëzish simpatikë dhe menjeherë pas imazheve, foto me figura gjeometrike për t’i njohur.
Ky test shërben për të përcaktuar nivelin e përqendrueshmërisë ndaj një subjekti.

Grupi i të dashuruarve njihte më parë dhe me më saktësi figurat gjeometrike, sepse ishin në gjendje të përqendroheshin më mirë. Grupi i të ‘vetmuarve’ shumë i shpërqendruar nga bukuria e fotove ka njohur rrathë dhe katrorë me shumë ngadalësi.

Sipas kërkuesve kjo ndodh sepse të dashuruarit shikon, por nuk përqendrohet tek personat e tjerë. Dashuria e kushtëzuar ndaj një personi të vetëm ul përqendrimin ndaj të tjerëve.

Me fjalë të tjera, truri nuk i kushton vëmendje bukurisë së personave të tjerë, gra, ose burra, që takohen gjatë ditës për të evituar humbjen e energjisë.

Një tip kafazi mendor, ose një ndihmë e trurit kundrejt dëshirës së trupit, që dihet që është i dobët dhe ndoshta do të tundohet.

 
  • Page 1 of 1
  • 1
Search:

Login form
Site friends

 
Statistics
Our poll
Rate my site
Total of answers: 68
Copyright MyCorp © 2024 | Hosted by uCoz